Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-02-2015

Etika profesionale dhe deontologjia

Më 13 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin e radhës për gjyqtarë dhe  prokurorë me temë “Etika profesionale dhe deontologjia”.

Ky sesion trajnues kishte për synim trajtimin e çështjeve të lidhura me etikën dhe deontologjinë si çështje kyçe për një reflektim bashkëkohor të gjyqtarëve dhe prokurorëve në rolin e tyre në drejtësi me qëllim të sigurimit të një gjyqësori të pavarur dhe të paanshëm si dhe eliminimin e situatave kur mund të vij në shprehje konflikti i interesit si dhe veprimet e natyrës korruptive.

Në këtë kuadër gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës në këtë trajnim kishin mundësinë e avancimit të njohurive të tyre mbi sjelljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pajtim me vlerat e kodeve të etikës, përfshirë zbatimin e strukturës normative në Kosovë në përpjekje për të zbatuar parimet dhe rregullat bazë dhe të zbatojnë rregullat specifike të sjelljes profesionale.

Në fokus të këtij trajnimi ishin tematika që përfshijnë vlerat e mbrojtura me kodet e etikës, respektimin e standardeve për një sjellje etike dhe me dinjitet si synim drejtë ngritjes së besimit të publikut dhe ngritja e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në rastet e shkeljeve të rregullave të etikes.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :