Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-02-2015

Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca përgatitore

Me 19 shkurt 2015, IGJK ka organizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca përgatitore”.

Ky trajnim kishte për qëllim të shtjelloj problemet ligjore dhe praktike lidhur me qëllimin e hetimit paraprak të padisë, evitimin e pengesave procedurale dhe kushtet për mbajtjen e seancës përgatitore.

Në fokus të këtij trajnimi ishin këndvështrimi lidhur me dispozitat ligjore të Ligjit për Procedurën Kontestimore dhe mënyra e të zbatuarit në praktikë të çështjeve lidhur me prezumimet për zhvillimin e procedurës kontestimore, identifikimi i tyre në fazat e ndryshme dhe veprimet që duhet të ndërmerren nga ana e gjykatës për evitimin e mangësive që i referohen këtyre prezumimeve.

Trajnimi u realizua me metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë prezantime dhe shembuj të ndryshëm të rasteve konkrete dhe hipotetike për të analizuar probleme dhe për të dhënë rekomandime.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :