Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-03-2015

Trajnim i kandidatëve të PTF-së në Policinë e Kosovës

Me 31 mars 2015, IGJK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar trajnimin e radhës për kandidatët e gjeneratës së pestë në Programin e Trajnimit Fillestar.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë kandidatët me punën dhe aktivitetet e PK-së, sipas fushave të caktuara, me ç ‘rast njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë në praktikën e tyre profesionale, në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes agjencioneve të zbatimit të ligjit.

Zyrtarë të Lartë të Departamenteve të ndyshme nga PK, gjatë trajnimit i njoftuan kandidatët me bazën ligjore dhe strukturën organizative të PK-së, rolin e politikave, llojet e hetimeve, bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e PK-së e të cilat lidhen me punën e gjyqtarit dhe sidomos atë të prokurorit, me fokus të veçantë në defektet e hasura gjatë punës praktike në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, e të cilat kanë ndikim në efektivitetin e PK-së.

Trajnimi ishte mjaft interaktiv, me ç’rast kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë patën rastin të pyesin për temat në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 15 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë nga Programi i Trajnimit Fillestar.

Shpërndaje :