Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-03-2015

Trajnim “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”

Më 12 mars 2015, IGJK në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme realizoi trajnimin me temë “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Ky trajnim kishte për qëllim elaborimin e veprave penale kundër detyrës zyrtare si: veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe korrupsioni zyrtar, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja dhe dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, përvetësimi dhe mashtrimi në detyrë, nxjerrja  e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore si dhe shumë vepra tjera të këtij kapitulli. Gjithashtu gjatë trajnimit u trajtuan sfidat me të cilat gjyqtarët dhe prokurorët ballafaqohen në praktikë e që kanë të bëjnë kryesisht me kualifikimin e drejtë të këtyre veprave penale.

Në fokus të këtij trajnimi ishin elementet e përbashkëta të këtyre veprave penale, si çka nënkuptohet me detyrë zyrtare, kush mund të jetë person zyrtar, dashja si dhe qëllimi si element i veçantë konstitutiv i këtyre veprave penale.

Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët dhe prokurorët në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :