Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2022

Marrja e deklaratës së fëmijëve viktimë nga eksperti - Sesioni II

Më 25-26 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Marrja e deklaratës së fëmijëve viktimë nga eksperti - Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar për këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me intervistimin  forenzik të fëmijëve që mund të zbatohet në të gjitha format e dhunës, abuzimit ose shpërfilljes me të cilat kanoset ose cenohet integriteti fizik dhe psikik i fëmijës e  të cilat  paraqesin shkelje të njërës ndër të drejtave themelore të njeriut të mbrojtura me konventë.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore .

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :