Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-06-2022

Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve

Më 09-10 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin Hibrid me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve  lidhur me karakteristikat e veprave penale kundër integritetit seksual të fëmijëve.

Gjatë këtyre dy ditëve në këtë trajnim do të trajtohen: Ngacmimi seksual ndaj të miturve; Dhunimi; Parimet e përgjithshme që duhet të respektuar si dhe veprimet procedurale të cilat duhet të ndërmerren kur kemi të bëjmë me viktimën fëmijë nga veprat penale kundër integritetit seksual; Marrja në pyetje e të dëmtuarit fëmijë kur është viktimë e veprës penale kundër integritetit seksual.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë nga Departamenti për të Mitur si dhe Bashkëpuntorë Profesional.

Shpërndaje :