Më 19 mars 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-së "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" realizoi trajnimin e stafit të IGJK-së për mësimin në distancë ose E-Learning.
Qëllimi i trajnimit ishte freskimi dhe përditësimi i Planit të Projektit për zhvillimin e moduleve E-mësimi, përcaktimi i prioriteteve, zhvillimi i punëtorive në të ardhmen. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë praktikuar punën me shabllone në Word.
Trajnimi u realizua nga ekspertët gjermanë në fushën e mësimit në distancë, pjesëmarrës ishin Koordinatori i Programit, Udhëheqësit e Programeve, Zyrtari i lartë për TI si dhe Zyrtarja e Lartë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Gjyqësor.
19-03-2015