Me 24 mars 2015, IGJK ka realizuar takimin me trajnues për organizimin e trajnimeve për menaxhmentin e gjykatave dhe prokurorive si dhe stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për ndarjen e temave dhe përcaktimi i datave në të cilat planifikohen të realizohen këto trajnime.
Në takim u vendos që fillimisht të realizohen trajnimet për stafin administrativ të prokurorive, ndërsa trajnime për stafin administrativ te gjykatave do të realizohen me vonë kjo për faktin se ka filluar procesi i reformës në administratat e gjykatave.
Trajnuesit bazuar në programin e trajnimeve u përcaktuan për temat në të cilat ata do të mund të angazhohen në cilësinë e trajnuesit.
Gjithashtu gjatë takimit trajnuesit u ngarkuan që në trajnimin e radhës për trajnues nëpërmjet prezantimeve do të paraqesin temat për të cilat janë përcaktuar në takim.
24-03-2015