Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-07-2022

Fillimi zyrtar i trajnimit teorik - Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Më 12 korrik 2022, filloj zyrtarisht trajnimi fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë.

Në kuadër të programit të trajnimit fillestare, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e (9) është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademin e Drejtësisë.

Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: Burimet e së drejtës kushtetuese dhe roli i gjykatës kushtetuese të Republikës së Kosovës, kompetencat e gjykatës kushtetuese, procedimi i kërkesës në gjykatën kushtetuese dhe procedurat e veçanta.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokuroret e sapo emëruar.

Shpërndaje :