Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-04-2015

Trajnim i kandidatëve të PTF-së në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Me 8 prill 2015, IGJK në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese, ka realizuar trajnimin e radhës për kandidatët e gjeneratës së pestë në Programin e Trajnimit Fillestar.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë kandidatët me punën e Gjykatës Kushtetuese dhe funksionet e saj në raport me gjykatat e rregullta, me ç ‘rast njohuritë e marra do të ju shërbejnë në praktikën e tyre profesionale.

Këshilltarët ligjor të Gjykatës Kushtetuese, gjatë trajnimit i njoftuan kandidatët me rolin e Gjykatës Kushtetuese vis a vis (legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin), procedimi i kërkesave, vendimmarrja dhe efektet e vendimeve të kësaj gjykate.

Veçanërisht i kushtuan vëmendje nenit 113.7 dhe 113.8 të Kushtetutës, që ka të bëjnë me palët, shqyrtimin e vendimeve të autoriteteve publike në raport me kapitullin II të Kushtetutës, shqyrtimi i akteve të kontestuara në raport me Kushtetutën, kriteret e provueshmërisë dhe  vlerësimi në merita.

Trajnimi ishte mjaft interaktiv, me ç’rast kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë patën rastin të shtrojnë pyetje dhe diskutojnë për temat në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 15 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë nga Programi i Trajnimit Fillestar.

 

Shpërndaje :