Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-04-2015

Trajnim për Menaxhimin e Gjykatave

Më 1-3 prill 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" realizoi raundin e dytë të trajnimit për trajnues me temë Menaxhimi i Gjykatave.

Qëllimi i realizimit të trajnimit ishte që pjesëmarrësit të përmirësojnë stilin e tyre të udhëheqjes, të thellojnë të kuptuarit e mjeteve retorike të komunikimit dhe negocimit, si t’i përdorin marrëveshjet e performancës si instrument i planifikimit dhe nxitjes së motivimit, se si takimet e shqyrtimit të performances të strukturohen dhe kryhen në mënyre optimale, si marrëveshjet e performances, shqyrtimeve dhe shkëmbimeve e informatave kthyese e plotësojnë njëra tjetrën në proceset e delegimit si dhe të përmirësojnë vendimin e drejtë dhe transparent në procesin e vlerësimit.

Për tri ditë në fokus të trajnimit ishin dëgjim aktiv, marrëveshjet e synuara duke përdorur marrëveshjen  SMART, motivimi, kushtet e mira të motivimit dhe faktorët e de motivimit, takimet vjetore, anët pozitive dhe negative të takimeve, si dhe fazat e intervistës së vlerësimet.

Pas çdo pjese teorike është realizuar puna në grupe ku pjesëmarrësit kanë luajtur role varësisht nga tema që është trajtuar paraprakisht.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokuror, zyrtarë nga KGJK dhe KPK, si dhe administrator të gjykatave.

Shpërndaje :