Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-04-2015

Procedura penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore

Më 23 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Procedura penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të procedurave specifike tek rastet ku përfshihen kryerës të veprave penale me çrregullime mendore si dhe në kuptimin e kushteve lidhur me aftësinë e këtyre personave për t’iu nënshtruar gjykimit.

Punimet në këtë trajnim u fokusuan në trajtimin e  kornizës ligjore vendore e cila rregullon këtë sferë, kushtet për shqiptimin e masave për trajtim të detyrueshëm, në veçanti u diskutua trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe praktika jo e unifikuar në përpilimin e vendimeve për caktim të këtyre masave.

Në këtë rrafsh u shtjellua edhe zbatimi i ekzaminimit psikiatrik nga eksperti, qëllimi i këtij ekzaminimi dhe fazat e dhënies së urdhrit për ekzaminim psikiatrik me ç’ rast u potencua niveli jo i kënaqshëm i ekspertizave të përgatitura nga ekspertët.

Paraburgimi dhe kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të përcaktuar paraburgimin ndaj personave me çrregullime mendore ishin tema që u diskutuan nga pjesëmarrësit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga departamenti për të mitur, i përgjithshëm dhe ai për krime të rënda.

 

Shpërndaje :