Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-05-2015

Trajnim “Prokurimi publik dhe mundësitë për luftim të korrupsionit”

Më 05 maj 2015, IGJK në kuadër të PTV ka organizuar trajnimin me temë: ”Prokurimi publik dhe mundësitë për luftim të korrupsionit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me njohuritë e nevojshme për ligjet dhe kompetencat nga fusha e prokurimit si dhe fushëveprimin e institucioneve për prokurim në zbulimin dhe hetimin e suksesshëm të korrupsionit në fushën e prokurimit.

Çështjet që u debatuan gjatë trajnimit ishin legjislacioni i Prokurimit Publik në Kosovë, Institucionet e Prokurimit Publik, roli dhe funksioni i këtyre institucioneve, procedurat e prokurimit, dosja e tenderit, hapja publike dhe vlerësimi i ofertave, korrupsioni në fushën e prokurimit, bashkëpunimi i institucioneve në luftimin e korrupsionit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në luftën kundër korrupsionit,  si dhe çështje tjera me interes për pjsëmarrësit.

Trajnimi u zhvillua me pyetje dhe përgjigje, në formë të bashkëbisedimit dhe në pjesën e pasdites ëjesëmarrësit trajtuan raste nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave themelore.

Shpërndaje :