Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-05-2015

Shqyrtimi gjyqësor

Më 07 maj 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoj trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë: “Shqyrtimi gjyqësor”.

Ky trajnim qellim parësor kishte avancimin e njohurive teorike dhe praktike për çështjet që ndërlidhen me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor dhe respektimin e procedurave për vendosje të drejtë, efikase dhe efektive të rasteve.

Prezantimet dhe diskutimet në këtë trajnim kryesisht u fokusuan në trajtimin e parakushteve për fillimin e shqyrtimit gjyqësor, urdhrit për caktim të shqyrtimit gjyqësor, fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit lidhur me fajësinë, afatet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, marrja e aktgjykimit dhe rastet e shtyrjes së shqyrtimit gjyqësor.

Gjithashtu u elaboruan edhe teknikat e marrjes në pyetje gjatë shqyrtimit gjyqësor, ku u trajtua baza ligjore dhe qëllimi i fjalës hyrëse, marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje, marrjes së tërthorët në pyetje, vënies në dyshim, ri ekzaminimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthorët si dhe fjalës përfundimtare.

Trajnimi u zhvillua me diskutime për sfidat dhe problemet në praktikën aktuale me rastin e shqyrtimit gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave dhe prokurorive themelore.

Shpërndaje :