Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-06-2015

Standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Luftimin e Korrupsionit

Më 26 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e projektit “Mbështetje e Mëtejme në Reformën për Arsimimin Ligjor” EULER II, realizoj trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Luftimin e Korrupsionit”.    

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës lidhur me Standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare për luftimin e Korrupsionit.

Në këtë trajnim u diskutua për përafrimin e legjislacionit, veçanërisht përputhshmërinë e kuadrit ligjor me konventat penale e civile kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës dhe vënia në zbatim e detyrimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, si dhe Luftimin e Shpëlarjes së Parasë.

Në fokus të këtij trajnimi ishte thellimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes institucioneve brenda vendit si dhe me institucionet homologe të vendeve të tjera për luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu u trajtua edhe përgjegjësia e personave juridik për veprat e korrupsionit dhe roli i praktikës gjyqësore në zbatimin e Kodit Penal në rastet e korrupsionit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: prokurorë nga Prokuroria Speciale, gjyqtarë, prokurorë e bashkëpunëtor profesional të nivelit themelor. 

Shpërndaje :