Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-07-2015

Komunikimi dhe Delegimi

Me datë 8-9 korrik 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" EULER II, realizoi trajnimin për Administratorët dhe Ndihmës Administratorët e Gjykatave dhe Prokurorive me temë Komunikimi dhe Delegimi.

Qëllimi i realizimit të këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të përfitojnë nga të kuptuarit dhe t’i thellojnë mjetet e tyre retorike të komunikimit dhe të negocimit, të dinë si t’i përdorin marrëveshjet e performances si një instrument për planifikim dhe për nxitje të motivimit, si dhe të dinë mundësitë dhe kufijtë e vet-motivimit dhe motivimit nga jashtë.

Në fokus të trajnimit për dy ditë ishin dëgjimi aktiv, marrëveshjet e bashkëpunimit të synuara, marrëveshjet e synuara duke përdorur metodën SMART, qëllimet e marrëveshjes së synuar, motivimi, kushtet e mira të motivimit dhe faktorët e motivimit, delegimi dhe vlerësimi.

Pas çdo pjese teorike është realizuar puna në grupe ku pjesëmarrësit kanë luajtur role varësisht nga tema që është trajtuar.

Përfitues të trajnimit ishin Administratorët dhe Ndihmës Administratorët e Gjykatave dhe Prokurorive të të gjitha nivele.

Shpërndaje :