Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-04-2013

Trajnim - Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim

Me 19 dhe 20 prill 2013, IGJK në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, Programi OPDAT, në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, realizoi trajnimin dy ditorë me temë: “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim”.
Qëllimi i trajnimi ishte prezantimi dhe aplikimi në praktikë i teknikave më të avancuara të përfaqësimit gjatë gjykimit, të cilat tani më kanë zënë vend në Kodin e Procedurës Penale.
Teknikat e programit të prezantuara gjatë trajnimit ishin: fjala hyrëse, marrja në pyetje të drejtpërdrejtë, e tërthortë, vënia në dyshim, ri-marrja në pyetje dhe fjala përfundimtare.

Gjatë dy ditë trajnimi pjesëmarrësit përmes punës në grupe kanë prezantuar rastin praktik, me ç’rast  kanë demonstruar shkathtësitë e tyre në gjykimin e simuluar duke u mbështetur në udhëzimet paraprake të trajnuesve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Gjykatat Themelore dhe prokurorët nga Prokuroritë Themelore të regjioneve të ndryshme. 

Shpërndaje :