Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-09-2015

Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori bazuar në kreun XIV të KPK-së–Trajnim Regjional (Gjakovë, Pejë dhe Prizren)

Më 10 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovësnë mbështetjetë OSBE-së,realizuantrajniminme temë “Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori bazuar në kreun XIV të KPK-së”.

Qëllimi i trajnimi ishte vlerësimi i zbatimit të kërkesave që dalin nga Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve, paraqitja e të dhënave të shkallës së përdorimittë procedurave alternative si dhe eliminimi i vështirësive gjatë zbatimit të procedurave alternative nga ana e prokurorivenë nivel të vendit.

Në kuadër të trajnimit u trajtuanedhe pezullimi i përkohshëm i procedurës sipas nenit 230 të KPP, kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme sipas nenit 231 të KPP, procedura e ndërmjetësimit sipas nenit 232 të KPP, negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 233 të KPP, si dhe përcaktimi dhe përkushtimi ndaj lëndëve me prioritet.

Përfitues të trajnimit ishin prokurorët e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.

Shpërndaje :