Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-09-2015

Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve bazuar në kreun XIV të KPK-së – Trajnim Regjional (Prishtinë)

Më 14 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim Këshillin Prokurorial të Kosovës të mbështetur nga OSBE,realizoitrajniminme temë “Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëvebazuar në kreun XIV të KPK-së”.

Qëllimi i trajnimi ishte vlerësimi i zbatimit të kërkesave që dalin nga Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve, paraqitja e të dhënave të shkallës së përdorimittë procedurave alternative si dhe eliminimi i vështirësive gjatë zbatimit të procedurave alternative nga ana e prokurorivenë nivel të vendit.

Rëndësi e veçantë në trajnim ju kushtua pezullimit të përkohshëm të procedurës sipas nenit 230 të KPP, kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme sipas nenit 231 të KPP, procedura e ndërmjetësimit sipas nenit 232 të KPP, negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 233 të KPP, si dhe përcaktimi dhe përkushtimi ndaj lëndëve me prioritet.

Përfitues të trajnimit ishin 22 prokurorë nga Prokuroria Themelore ePrishtinës.

Shpërndaje :