Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2012

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (PTA)

Më 3 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e tetë me  radhë dhe të fundit për këtë vit  nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë:  “ Gjykimi i drejtë dhe parimi i të vërtetës materiale në procedurat gjyqësore”

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
•    Identifikojnë  parimet themelore të gjykimit të drejtë, dhe 
•    kuptojnë konceptin e gjykimit të drejtë në kontestin e legjislacionit vendor dhe legjislacionit ndërkombëtar.

Gjatë këtij trajnimi është analizuar baza ligjore duke filluar nga legjislacioni vendor ashtu edhe ai ndërkombëtar i cili në fokus ka mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut edhe në rastet kur qytetari bie ndesh me ligjin. Me rastin e trajtimit të kësaj materie janë vënë në pah parimet që duhet respektuar për gjykimin e drejtë dhe sfidat për gjyqësinë bashkëkohore. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e 

Shpërndaje :