Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2012

Trajnim në PVAL Zhvillimi i shkathtësive të përfaqësimit në Gjykim

Nga data 13 deri 15 nëntor 2012, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, Programi OPDAT, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, është realizuar trajnimi me temë: “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte prezantimi dhe aplikimi i teknikave më të avancuara të përfaqësimit gjatë gjykimit, një risi kjo e Kodit të ri të Procedurës Penale i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti. 

Me qëllim të aplikimit të këtyre teknikave, pjesëmarrësit u njoftuan dhe demonstruan shkathtësitë lidhur me marrjen në pyetje të drejtpërdrejt, marrjen në pyetje të tërthortë, vënien në dyshim, rimarrjen në pyetje (rehabilitimin), fjalën hyrëse dhe fjalën përfundimtare.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit punuan lidhur me një rast studimi të cilin nëpërmjet punës në grupe dhe video incizimeve e prezantuan duke demonstruar shkathtësitë e tyre të përfaqësimit në gjykim, pas prezantimeve të bëra nga trajnuesit e IGJK-së.
Përfitues në këtë trajnim ishin: gjyqtarë, prokurorë,  avokatë dhe mbrojtës të viktimave.  

Shpërndaje :