Më 16 deri 20 janar 2012, IGJK në bashkëpunim më Programin e Binjakëzimit (EU-LER), ka realizuar një trajnim pesë ditor nga lëmia penale me temën e lartpërmendur.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me të drejtën e BE-së.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:
-Identifikimi i burimeve të së Drejtës Evropiane;
-Analizimi i katër lirive themelore të Bashkimit Evropian ;
Njohja me praktikën e Gjykatës Evropiane (përbërja dhe juridiksioni i saj);
Disa nga çështjet të cilat u diskutuan kishin në fokus strukturën organizative dhe funksionimi e institucioneve të BE, njohjen me aktet e BE-së siç janë rregulloret, direktivat dhe vendimet si akte obliguese për shtetet anëtare të BE-së dhe rregullorja si vetmi burim juridik i përgjithshëm nga kategoria e ashtuquajturës Legjistlacioni i dytë i BE-së.
Gjithashtu, në kuadër të trajnimit në fokus ishin edhe temat e specializuara si: fushëveprimi i bashkëpunimit gjyqësor që ka të bëjë me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosja e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.
E veçantë për këtë trajnim pesë ditor ishte se prezantimi i temave është shoqëruar vazhdimisht me shembuj dhe raste nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet të të gjitha regjioneve të Kosovës.
01-09-2013