Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-07-2012

PVAL&PTA Trajnim: “Konventa Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut”

Më 3-4 korrik 2012, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (EU-LER) ka realizuar një trajnim dy ditor lidhur me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Lirivedhe të Drejtave Themelore të Njeriut.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• kuptojnë rëndësinë  e KEDNJ dhe ndikimin e saj në praktikën gjyqësore vendore;
• njohin kompetencën dhe juridiksionin e Gjykatës në Strasburg;
• njihen me elementet e pranueshmërisë apo papranueshmërisë së kërkesës pranë Gjykatës në Strasburg; 
• kuptojnë efektin e vendimeve të marra për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të KEDNJ-së.

Gjatë trajnimit janë dhënë shpjegime lidhur me organizimin e Gjykatës së Strasburgut, përbërjen e trupit gjykues, afatet relevante, kush mund të parqet kërkesë pranë gjykatës, si dhe dallimin në mes të Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Gjithashtu, përmes punës në grupe dhe detyrave të dhëna nga trajnuesit, pjesëmarrësit patën mundësi të demonstrojnë njohuritë e tyre në evidentimin e shkeljeve të të drejtave të garantuara me KEDNJ, me theks të veçantë nga neni 5 dhe 6 i kësaj Konvente.

Përfitues ishin gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :