Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-08-2022

Moduli - Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare – Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve, tema: Motivimi

Më 03 Gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Rëndësia e nevojave për motivim, motivuesit në procesin e punës, motivi për shoqëri, psikologjia sociale dhe kriminaliteti, burimet psikosociale të kriminalitetit, kriminaliteti si dukuri sociale dhe veçoritë kriminogjene të bashkësisë së gjerë shoqërore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :