Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema: Korrupsioni

Më 05 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e trembëdhjetë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: shkarkimi dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :