Më 18 qershor 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale me temën e lartshënuar.
Objektivat mësimore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të:
• të dallojnë faktet relevante juridike, faktet indicie, faktet ndihmëse, provat, mjetet provuese dhe veprimtarin provuese,
• të dallojnë fazat e procedimit të provave,
• të zbatojnë drejt dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me të provuarit – marrjen e provës, shqyrtimin, verifikimin e provës dhe çmuarjen e provës.
Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me provat në procedurën penale, llojet e tyre, provat e papranueshme dhe ekspertiza si provë në procedurën penale, dallimet në mes të ekspertit, ekspertimit dhe ekspertizës.
Në tryezë u diskutuan edhe veprimet procedurale lidhur me provat me ndihmën e të cilave gjykata duhet të vertetojë gjendjen faktike dhe të gjejë të vërteten në procedurën penale, gjithnjë duke e mbështur vendimin gjyqësor në prova të pranueshme të cilat janë marrë në pajtim me ligjin.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
18-06-2012