Më 13 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “Procedura paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me veprimet filestare të policisë, roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me masat e fshehta të hetimit dhe roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me urdherarrestin.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
13-09-2022