Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-11-2015

Trajnim i avancuar mbi të drejtën e autorit

Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka realizuar trajnimin dy ditorë për gjyqtarë “Trajnim i avancuar mbi të drejtën e autorit” që hyn në kuadër të Programit të Specializuar për të drejtën komerciale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve pjesëmarrës lidhur me implementimin e koncepteve  kryesore dhe praktiken gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) dhe familjarizimi me legjislacionin e BE-së lidhur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta në drejtim të mbështetjes së tyre në zbatimin e praktikës së përditshme sa i përket të drejtës së autorit në Kosovë.

Në kuadër të  këtij trajnimi u elaboruan raste të vendimeve të GJED-së lidhur me origjinalitetin, bartësin fillestar të së drejtës dhe punimet e mbrojtura si koncepte kryesore të së drejtës së autorit, raste nga aktgjykimet e GJED-së për të drejtën e autorit lidhur me kompensimin e kopjimit privat, si dhe raste të vendimeve të GJED-së për komunikimin për publikun. Po ashtu u trajtuan aspektet konkurruese ndaj menaxhimit kolektiv në aspekt të vendimeve të KE-së dhe vendimeve të GJED-së.

Trajnimi u zhvillua në formatin e diskutimeve interaktive, ku gjyqtarët pjesëmarrës ngritën dilemat dhe sfidat e tyre praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët pranë gjykatës së Apelit - Departamenti për Çështje Ekonomike, gjyqtarët nga Gjykata Themelore Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike dhe Departamenti për Çështje Administrative.

Shpërndaje :