Më 23 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve në PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca përgatitore”.
Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj pjesëmarrësit në njohjen e dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin paraprak të padisë pasi që procedurat në çështjet civile po zvarriten shpesh për shkak të zbatimit të këtyre dispozitave ligjore.
Gjatë këtij trajnimi përveç shqyrtimit paraprak të padisë u trajtuan edhe pengesat procedurale, prezumimet procedurale për zhvillimin e procedurës kontestimore, vendimet e gjykatës të cilat merren gjatë shqyrtimit paraprak të padisë, hedhja poshtë e padisë si e palejueshme shpallja jo kompetente e gjykatës si dhe përgjigja në padi.
Gjithashtu, në fokus të këtij trajnimi ishte seanca përgatitore ku u elaboruan veprimet dhe autorizimet e gjykatës, caktimi dhe mbajtja e seancës përgatitore si dhe caktimi i seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor, bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë.
23-10-2015