Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-12-2015

Deklaratë për shtyp - Ceremonina e promovimit të revistës juridike shkencore “Opinio Juris”

Më 2 dhjetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj ceremoninë e promovimit të revistës juridike shkencore “ Opinio Juris”. 

Kjo revistë është botuar për herë të parë këtë vit në të cilën kanë pasur mundësi publikimi gjithë juristët duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, profesorët universitar dhe gjithë komuniteti ligjor në Kosovë.

Në këtë ceremoni mbajtën fjalë rasti, U. D Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, z. Besim Morina, z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, njëherit edhe anëtarë i Këshillit të Redaksisë së Institutit Gjyqësor të Kosovës, znj. Virgjina Dumnica, Përfaqësuese e UNDP-së si dhe z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, njëherësh një nga autorët e punimit në revistën Opinio Juris.  

U.D Drejtor i IGJK-së z. Besim Morina në fjalën e tij mes tjerash theksoj “Që kjo revistë i shtohet literaturës juridike dhe do të jetë mbështetëse në punën profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor.”

znj. Virgjina Dumnica, në fjalën e saj mes tjerash theksoi se “Bashkëpunimi i UNDP-së me Institutin Gjyqëor të Kosovës ka dhënë vazhdimisht rezultate dhe publikimi i kësaj reviste është një nga sukseset që po arrin Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me UNDP. 

Në fjalën e tij, z. Fejzullah Hasani, theksoi se “Rëndësia e kësaj reviste nuk konsiston vetëm në ofrimin e mbështetjes profesionale për gjyqtarët, prokurorë dhe profesionistët tjerë ligjor në Kosovë. Revista do mundohet të nxisë dhe të mbështesë mendimin kritik ligjor në fusha të ndryshme të së drejtës, kryesisht mes studiuesve tanë, të nxisë studimin e pavarur dhe kritik në fushën e drejtësisë si dhe studimet ndërdisiplinore lidhur me këtë fushë. Për këtë qëllim Këshilli Redaktues i revistës inkurajon paraqitjen e punimeve në fushën e drejtësisë nga studiues dhe praktikues të ligjit si dhe individë nga disiplina të tjera.

Në emër të autorëve të punimeve në revistën “Opinio Juris” z. Agim Maliqi  falënderoi Institutin Gjyqësor të Kosovës për mundësinë e dhënë që rezultatet e hulumtimeve gjate punës praktike në gjykata dhe prokurori ti shprehin përmes kësaj reviste.

Revista Opinio Juris do të jetë edhe një resurs shtesë në bibliotekën ligjore që do t’iu ofrohet gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor.

Shpërndaje :