Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2015

Zbatimi i Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme

Më 14 dhjetor 2015, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnim me temë “Zbatimi i Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e shkathtësive teorike dhe praktike në zbatimin e drejtë të këtij ligji, dhe trajtimin e dilemave dhe vështirësive që hasen rreth aplikimit të tij në praktikë.

Punimet në këtë trajnim u fokusuan në elaborimin e normave që rregullojnë objektin e tatimit në pronë dhe tatimpaguesit, arkëtimin e detyruar të tatimit, dënimet dhe kamatat si masa sanksionuese për mos përmbushjen e detyrimit të tatimit, si  dhe ankesat administrative lidhur me faturat e tatimit në pronën e paluajtshme. Në kontekst të kësaj, u trajtuan vendimet lidhur me këto ankesa dhe afatet ligjore për paraqitjen e tyre.

Gjatë këtij trajnimi u aplikuan metodat e kombinuara e shpjegimit, me ligjërime teorike dhe raste nga praktika aktuale gjyqësore, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë e bashkëbisedimit dhe ngritjes së dilemave që hasin në zbatimin e drejtë dhe efikas të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor.

Shpërndaje :