Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-12-2015

Raporti në mes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe gjykatave të rregullta: Juridiksioni Incidental dhe efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Më 17 dhjetor 2015, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnim me temë “Raporti në mes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe gjykatave të rregullta: Juridiksioni Incidental dhe efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

Ky trajnim u realizua me qëllim të zgjerimit të njohurive të pjesëmarrësve lidhur me juridiksionin incidental të Gjykatës Kushtetuese, raportin në mes të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe gjykatave të rregullta si dhe efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në kuadër të këtij trajnimi, fillimisht u pasqyrua organizimi dhe fushëveprimi i Gjykatës Kushtetuese, modeli dhe juridiksioni i saj. Më tej, u elaborua kontrolli incidental i kushtetutshmërisë në raport me legjislativin dhe gjyqësorin, dhe procedura e  parashtrimit të kërkesës për kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese si organ kryesor për kontrollin kushtetues.

Gjithashtu u trajtua raporti mes Gjykatës Kushtetuese me gjykata e rregullta, ndarja e kufirit mes juridiksionit me Gjykatën Supreme të Kosovës dhe tërheqja e paraleles në mes të juridiksionit kushtetues dhe atij të rregullt gjyqësor. Në pjesën e fundit të këtij trajnimi u elaboruan vendimet e Gjykatës Kushtetuese, llojet dhe efekti juridik i tyre për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive, me diskutime rreth dilemave për temat në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të gjykatave themelore.

Shpërndaje :