Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-01-2016

Dhuna në Familje

Më 28 janar 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Dhuna në Familje”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’iu mundësoj pjesëmarrësve njohjen me dhunën në familje, pasojat e dhunës familje, kush mund të kërkojë lëshimin e urdhrit mbrojtës, procedurat gjyqësore për vendosje sipas kërkesës si dhe masat e kohëzgjatja e tyre.

Kryesisht në këtë trajnim janë paraqitur dilemat rreth çështjeve për të cilat gjyqtarët kanë pengesa gjatë shqyrtimit të rasteve që kanë të bëjnë me procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje si dhe të zbatojnë në mënyrë precize dispozitat ligjore lidhur me procedurën dhe afatet për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje.

Po ashtu u diskutuan procedurat për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje, llojet e masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja e tyre, ekzekutimi dhe pasojat e mos ekzekutimit të urdhrit për mbrojtje.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste nga praktika me ç’ rast pjesëmarrësit patën rastin që të marrin praktikat më të mira në këtë drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore, si dhe bashkëpunëtorë profesional të gjykatave.

Shpërndaje :