Me 21-22 janar, IGJK në bashkëpunim me GIZ kanë realizuar punëtorinë me trajnuesit e IGJK-së që do të angazhohen në trajnime në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme.
Punëtoria u organizua me qellim të hartimit të strukturës, agjendës dhe përmbajtjes së trajnimit ku janë caktuar si trajnues si dhe plotësimi i formularëve për zbatimin e trajnimeve.
Po ashtu synim tjetër i punëtorisë ishte edhe diskutimi për respektimin e doracakut për trajnues rreth afateve dhe obligimeve tjera relevante që dalin nga procesi i trajnimeve. Në këtë kuadër u diskutua për sfidat në implementim të trajnimeve dhe respektimi i metodologjisë trajnuese nga trajnuesit.
Në këtë punëtori u mundësua që trajnuesit që kanë trajnimin e përbashkët të koordinohen rreth temave që do të mbulojnë gjatë trajnimet, çfarë materiale duhet të zhvillojnë, cilat metoda interaktive të ligjërimit duhet të përdoren dhe të përcaktojnë kohën që është e nevojshme për arritjen e objektiva të përcaktuara për atë trajnim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e IGJK-së të angazhuar në PTV për periudhën shkurt – prill 2016.
22-01-2016