Më 23 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.
Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: procedura e shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, evokimi i shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, urdhri për masat mbrojtëse, urdhri për masat mbrojtëse (procedura) dhe urdhri për anonimitet prej të pandehurit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
23-09-2022