Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: lajthimi

Më 26 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e shtatë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.

Nga tema e këtij sesioni trajnues po trajtohen: lajthimi në objekt që ka të bëjë me person (erros in persona), lajthimi në fakt, në kuptimin e ngushtë dhe lidhja kauzale, dhe në fakt në kuptimin e gjerë, tentativa, Shkaqet që e arsyetojnë ndëshkimin për tentativë, tentativa e plotë dhe e metë, veprat penale te të cilat nuk është e mundur tentativa dhe tentativa e papërshtatshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit 2022/2023.

Shpërndaje :