Më 04 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi I, është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i dytë nga nën modulin “Ligji për kundërvajtje” në mbështetje të trajnueses znj. Biljana Rexhiq.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga nën moduli janë duke u trajtuar: aktgjykimi për kundërvajtje, aktvendimi për përfundimin e procedurës kundërvajtjes, komunikimi, përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit-aktvendimit mbi kundërvajtjet, dispozitivi i aktgjykimit për kundërvajtjen me të cilin i pandehuri shpallet përgjegjës duhet medoemos të përmbajë dhe Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe vendosja sipas kërkesës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
04-10-2022