Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2022

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni: Punët juridike, modifikimi i tyre dhe ndarja e punëve juridike

Më 06 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e tretë trajnues  nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: modifikimi i punëve juridike-kushti dhe afati, ndarja e punëve juridike, punët juridike kauzale dhe abstrakte, punët juridike formale dhe jo formale, punët juridike midis të gjallëve dhe në rast vdekjeje dhe ndarje tjetër të kontratave kemi,  kontratat komutative dhe aleatore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :