Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2022

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni: Mbrojtja në punës

Më 07 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e katërt trajnues  nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale, të drejtat e të punësuarit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, përgjegjësia ligjore e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas legjislacionit tonë dhe legjislacioni i zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :