Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-03-2016

Forumi i Tretë Rajonal për Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore

Me datë 18-19 mars 2016, IGJK ka marrë pjesë në Forumin e Tretë Rajonal për Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore që është mbajtur në Sarajevë. Ky forum është organizuar nga “The AIRE Centre” dhe “Civil Rights Defenders”.

Në kuadër të këtij Forumi tema kryesore ishte pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave me fokus në parimet e përgjithshme dhe rastet e fundit të GJEDNJ-së. Ku gjyqtarët e GJEDNJ-së të vendeve të rajonit u fokusuan në jurisprudencën e kohëve të fundit të GJEDNJ-së lidhur me të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.

Gjatë punimeve të kësaj konference u diskutua edhe për zhvillimin e një strategjie kombëtare dhe rajonale për zhvillimin e kurrikulave në mbështetje të KEDNJ-së.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin gjyqtarë të gjykatave kushtetuese, gjykatave supreme, përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përfaqësues i IGJK-së në këtë takim ishte Udhëheqësi i Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm.

Shpërndaje :