Më 14–18 mars 2016, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë, nëpërmjet projektit të financuar nga BE dhe implementuar nga Thomson Foundation, është realizuar një vizitë studimore në Strasburg, lidhur me standardet e Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe Këshillit të Evropës për të Drejtën e Lirisë së Shprehjes.
Gjatë vizitës pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më pasqyrën e përgjithshme të standardeve të KEDNJ-së për qasje në dokumente publike, shpifjen, të drejtën e privatësisë, shpërndarjen të informatave dhe mbrojtjen e burimeve si dhe kornizës ligjore respektive të Kosovës.
Gjithashtu në kuadër të këtij programi u zhvilluan disa takime me zyrtarë të lartë të seksioneve të ndryshme në Këshillin e Evropës dhe GJEDNJ, ku pjesëmarrësit patën rastin të njihen me standardet dhe praktikat e Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me nenin 10 të KEDNJ për lirinë e shprehjes.
Përfitues të kësaj vizite studimore ishin përfaqësues të IGJK-së, gjyqtarë, përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, avokat, përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Media dhe nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.
18-03-2016