Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-04-2016

Trajtimi i kërkesave në procedurën e riorganizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Më 08 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Trajtimi i kërkesave në procedurën e riorganizimit të ndërmarrjeve shoqërore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me  Moratoriumin, Planin e riorganizimit dhe Komitetin e Kreditorëve. Në fokus ishte riorganizimi që është një procedurë ku shoqëritë tregtare me vështirësi financiare mund të kenë një fillim të freskët dhe të jetë një ndihmesë në rimëkëmbjen e tyre. U qartësua se Ligji për AKP-në e parasheh që AKP është e autorizuar për administrimin, duke përfshirë autorizimin për shitjen, transferimin dhe likuidikimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Në këtë trajnim u trajtuan edhe çështja se kush e nxjerr vendimin për moratorium në riorganizimin e ndërmarrjeve shoqërore? Moratoriumi i përkohshëm a mund të ngrijë veprimet në gjykatat e Kosovës dhe të parandaloj pagesën dhe ekzekutimin e ankesave të kërkuara nga gjykatat jashtë Kosovës kundër ndërmarrjes?

Gjatë këtij trajnimi u aplikuan metoda të shpjegimit të pjesshëm teorik, bashkëbisedimit interaktiv dhe pyetje-përgjigje. Po ashtu u përdor edhe komentimi i dispozitave ligjore që u vlerësua se kanë të meta dhe shembuj nga praktika gjyqësore. Në trajnim u shpërnda edhe materiali trajnues për pjesëmarrës.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarë të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelor në Prishtinë dhe departamenteve të përgjithshme (divizioneve civile) të të gjitha gjykatave themelore.

Shpërndaje :