Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-06-2016

Procedura gjyqësore në kontestet për zgjidhjen e martesës

Më 07 qershor 2016, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Procedura gjyqësore në kontestet për zgjidhjen e martesës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i shkathtësive të gjyqtarëve në ndërtimin dhe zbatimin e një standardi unik lidhur me zbatimin e drejtë të legjislacionit që i referohet procedurës së zgjidhjes së martesës, duke trajtuar problemet dhe dilemat që hasen në praktikën gjyqësore aktuale sa i përket zhvillimit të kësaj procedure.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan parimet kryesore të procedurës së zgjidhjes së martesës, kompetenca e gjykatës për zgjidhjen e këtyre kontesteve, si dhe fillimi i procedurës për zgjidhjen e martesës. Më tej u shtjellua procedura e zgjidhjes së martesës me anulim, shkaqet për anulim absolut dhe relativ, procedura gjyqësore për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, shkaqet përgjithshme dhe të veçanta, fazat e procedurës së shkurorëzimit,  mënyra  e vendosjes në këto konteste dhe mjetet e goditjes të rregullta dhe të jashtëzakonshme në rastet kur lejohen.

Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime mes pjesëmarrësve në zgjedhjen e dilemave të paraqitura lidhur me interpretimin dhe implementimin e njësuar të praktikës gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor. 

Shpërndaje :