Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-05-2016

Mbrojta e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Më 24 maj 2016, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojta e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”.

Trajnimi kishte për synim të kontribuoj në avancimin e njohurive profesionale sa i përket institutit të mbrojtjes së të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, vlerësimit të  nevojës për ofrim të mbrojtjes për të dëmtuar dhe dëshmitarë në rast paraqitjes së rrezikut dhe në këtë formë të krijohen praktika për mbrojtje efikase të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza ligjore që mbulon këtë fushë, me theks të veçantë dispozitat e KPP-së, për masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve dhe dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Në këtë kontekst u trajtuan kategoritë e dëshmitarëve, me fokus dëshmitarët e rëndomtë, të mbrojtur, anonim dhe dëshmitarët bashkëpunues. Me tej u diskutua për kërkesën për masë mbrojtëse apo anonimitet dhe lëshimi i urdhrit mbrojtës nga gjyqtari, procedura për shpalljen e personit dëshmitar dhe përfitimet e dëshmitarëve të mbrojtur sipas ligjit.

Në pjesën e fundit, trajnimi u fokusua në shtjellimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje të Dëshmitarëve nga Policia e Kosovës, kapacitet e kësaj drejtorie, kriteret për futjen në programin e mbrojtjes dhe masat që ndërmerr Drejtoria për të mbrojtur dëshmitarët që janë pjesë e këtij programi.

Trajnimi ishte i karakterit interaktiv me diskutime rreth sfidave dhe probleme aktuale në praktike për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve si kategori e posaçme në procedurë penale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :