Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-05-2016

Procedura e konfiskimit

Më 03, 05 dhe 10 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, në bashkëpunim me OSBE, ka realizuar tri trajnime me temë “Procedurat e konfiskimit të përcaktuara në kreun XVIII të Kodit të Procedurës Penale”.

Në fokus të trajnimeve ishte trajtimi i aspekteve të përgjithshme mbi procedurat e konfiskimit, format, karakteristikat dhe elementet thelbësore të procedurës duke u bazuar në kornizën ligjore të aplikueshme në Kosovë.

Po ashtu u trajtuan llojet e sekuestrimit, testi i cili përdoret për tu dëshmuar kryerja e veprës penale, çka nuk mund të sekuestrohet, urdhri i ngrirjes së llogarisë, urdhri ndalues, ndalimi i pasurisë, masat e përkohshme, kundërshtimet, shitja e pasurisë, përcaktimi i dobisë pasurore, sfidat, përfshirë konfiskimin nga pala e tretë në rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Trajnimet u shtjelluan përmes analizimit të rasteve nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë, policë hetues dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :