Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2016

Kursi Hyrës – moduli 1

Me 30-31 maj dhe 1-3 qershor 2016, IGJK ka realizuar trajnimet nga moduli i parë i kursit hyrës, për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i trajnimit ishte ndërtimi i aftësive dhe kapaciteteve profesionale, ngritja e performancës së stafi administrativ të gjykatave dhe prokurorive, njoftimi me informacion të përgjithshëm në lidhje me strukturën dhe administrimin e sistemit gjyqësor dhe parimet dhe detyrat kryesore në kryerjen e detyrave administrative në kuadër të sistemit dhe nxitjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga pjesëtarët e administratës.

Gjatë pesë ditë trajnimi nga kursi hyrës janë trajtuar temat si: hyrje në sistemin gjyqësor të Kosovës, parimet dhe rregulloret kushtetuese, legjislacioni dhe institucionet, shqyrtimi i shkurtër i reformës gjyqësore në aspektin historik dhe ndryshimet e fundit legjislative që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, hyrje në administratën gjyqësore, legjislacioni përkatës, funksionet dhe përgjegjësitë,  Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale, qasja në informacion, konfidencialiteti i të dhënave dhe informacionit të klasifikuar dhe mbrojtja e të dhënave, koncepti i "Shërbimeve të Orientuara në Cilësi" dhe në shërbim të qytetarëve si dhe hyrje në planifikim, menaxhim, menaxhimin e kohës dhe stresit.

Pas secilës pjesë teorike trajnimi është karakterizuar me punën në grupe të pjesëmarrësve.

Përfitues të trajnimeve ishin zyrtarë të gjykatave dhe prokurorive duke përfshirë: bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor, zyrtar të personelit, zyrtar për informim, zyrtar certifikues, shpenzues, zyrtar financiar dhe zyrtar të logjistikës.

Shpërndaje :