Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-07-2016

Bashkimi i procedurës së të miturve me madhor

Më 07 korrik 2016, IGJK ka realizuar trajnimin nga fusha e drejtësisë për të mitur, me temë “Bashkimi i procedurës së të miturve me madhor”.

Trajnimi synonte që duke analizuar dhe sqaruar dispozitat ligjore që rregullojnë këtë fushë, të mbështes pjesëmarrësit në avancimin e njohurive rreth identifikimit të parimeve të ndarjes së procedurës kur i mituri ka kryer vepër penale në bashkëveprim me madhorin, dhe në zbatimin e drejtë të procedurës së bashkuar konform dispozitave të KDM dhe KPPK.

Në kuadër të këtij trajnimi u eleboruan fazat në të cilat mund të bëhet bashkimi i procedurës, karakteristikat e procedurës ndaj të miturve, propozimi i prokurorit ose mbrojtësit për bashkim të procedurës, aktvendimi për bashkimin e procedurës, veçimi dhe bashkimi i procedurës penale dhe disa karakteristika të aktgjykimit në procedurën e bashkuar.

Gjatë zhvillimit të trajnimit, pjesëmarrësit ngritën problemet praktike përmes diskutimeve dhe rasteve praktike në drejtim të krijimit të praktikave uniforme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor. 

Shpërndaje :