Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-07-2016

Deklarimi i pasurisë

Më 07 dhe 11 korrik 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me KPK dhe me mbështetjen e OSBE-së, ka realizuar dy trajnime regjionale me temë “Deklarimi i pasurisë”.

Trajnimet synonin që në mënyrë të hollësishme të elaboronin nenin 437 të Kodit Penal, i cili parashikon mos raportimin apo raportimin e rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale, si vepër penale dhe në këtë formë të kontribuoj në evitimin e paqartësive që ekzistojnë në praktikën aktuale gjyqësore.

Trajnimet u fokusuan në shtjellimin e çështjes së ngritjes së aktakuzave rreth deklarimit të pasurisë nga neni 437 i Kodit Penal, dhe përgjigjet me anë të aktgjykimeve nga ana e gjykatës, në drejtim të dhënies së një interpretimi të drejtë rreth zbatimit në praktikë të këtij neni. Më tej në trajnime u shtjelluan elementet e kësaj vepre penale të paraparë me ligj ku u potencua që nuk mund të nxirret asnjë interpretim tjetër ngase ligji është mjaft decidiv dhe nuk ka lënë hapësirë për interpretime tjera.

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar me qasje inteaktive të diskutimit në drejtim të krijimit të një sistemi të unifikuar gjyqësor dhe mbrojtjes së sistemit nga akuza të pabaza që vazhdojnë të rrënojnë besimin e publikut në drejtësi.

Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarë, prokurorë, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit si dhe zyrtarë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Shpërndaje :