Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-07-2016

Shqyrtimi paraprak i padisë

Më 12 korrik 2016, IGJK në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka organizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë”.

Ky trajnim kishte për qëllim të ndihmoj pjesëmarrësit lidhur me interpretimin e drejtë të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore, mënyrat e të zbatuarit në praktikë të çështjeve lidhur me prezumimet për zhvillimin e procedurës kontestimore, dhe veprimeve që duhet të ndërmerren nga ana e gjykatës për evitimin e mangësive që i referohen këtyre prezumimeve.

Gjatë këtij trajnimi u elaboruan problemet praktike lidhur me qëllimin e hetimit paraprak të padisë, evitimi i pengesave procedurale, veprimet e gjykatës me rastin e shqyrtimit paraprak të padisë, si dhe llojet e vendimeve në këtë fazë të procedurës.

Trajnimi në çdo fazë ishte interaktiv, me çështje të ngritura për diskutim nga gjyqtarët pjesëmarrës për të analizuar problemet që hasin në praktikë dhe për të dhënë rekomandime.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :