Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2022

Nën moduli –“KEDNJ” –sesioni: Neni 10 – Liria e shprehjes

Më 13 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u  realizuar trajnimi teorik sesionin e shtatë nga nën modulin “KEDNJ” në mbështetje të trajnueses znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues, prezent ishin përfaqësues nga Këshilli i Evropësë të projektit "JUFREKS" si dhe zëvëndësvendës shefi i KE-së  z. Tankut Soykan i cili shpalosi pak nga veprimtaria e tij në këtë projekt, rendësin e KE-së në Kosovë si dhe mbështetjen e vazhdueshme të projektit për Nenin 10- Liria e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe sinjalizuesve në Kosovë.

Trajnimi vazhdoi me trajtën e temave:  Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Liria e shprehjes, raast praktik: Jersild kundër Danimarkës, Liria e shprehjes dhe Ligji për Qasje ne Dokumentet Publike si dhe Ligjin për  Mbrojtën e Sinjalizuesit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me met​odën interaktive. Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :